NOTE! This site uses cookies and similar technologies.

If you not change browser settings, you agree to it.

I understand

Pjesëmarrja dhe Konventa Faro

Shtegu Kulturor ATRIUM synon të mundësojë një diskutim historik kritik midis qytetarëve në një nivel lokal dhe europian. Një proces i tillë i hapur i interpretimit mund të stimulojë qytetarët europianë që të ndërtojnë një perceptim të përbashkët demokratik të historisë së tyre dhe të pajtohen me trashëgiminë e ndërtuar të regjimeve totalitare dhe autokratike. Në fakt, Shtegu u përmbahet parimeve dhe procedurave të Konventës Faro, duke ndjekur një qasje nga poshtë-lart. ATRIUM është një nga komunitetet e veprimit Faro dhe pjesë e Rrjetit Italian Faro.

Konventa e Faro inkurajon rolin e shoqërisë civile dhe komuniteteve në njohjen dhe administrimin e trashëgimisë si një mënyrë për të promovuar të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Inkurajon qasje të përqendruara dejt individëve, gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe ndër-sektoriale të trashëgimisë kulturore dhe promovon modele inovative të pjesëmarrjes në krijimin e trashëgimisë.

Konventa FARO

ATRIUM dhe FARO [English subtitles]

Atrium dhe FARO [German subtitles]