NOTE! This site uses cookies and similar technologies.

If you not change browser settings, you agree to it.

I understand

Shteg Kulturor i Çertifikuar nga Këshilli i Europës

Shtegu Kulturor Europian ATRIUM u certifikua në 2014 si një nga 45 Shtigjet Kulturore të çertifikuara të Këshillit të Evropës dhe u konfirmua përsëri në 2022. Në 2018, ATRIUM gjithashtu u vlerësua nga Marrëveshja e Pjesshme e Zgjeruar për Rrugët Kulturore të Këshillit të Evropës, si Praktikat më të Mira 2018 në Turizmin Kulturor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm për rezultatet e arritura falë projektit ATRIUM Plus.

Programi Shtigjet Kulturore, nisur nga Këshilli i Evropës në 1987, demonstron në një mënyrë të dukshme, me anë të një udhëtimi nëpër hapësirë dhe kohë, se si trashëgimia e vendeve dhe kulturave të ndryshme të Evropës përfaqëson një trashëgimi të përbashkët kulturore. Shtigjet Kulturore vënë në praktikë vlerat themelore të Këshillit të Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia kulturore, larmia kulturore dhe identiteti, dialogu, shkëmbimi reciprok dhe pasurimi përtej kufijve dhe shekujve.

CoE Shtigjet Kulturore

ATRIUM