NOTE! This site uses cookies and similar technologies.

If you not change browser settings, you agree to it.

I understand

Trashëgimia disonante

Shtegu Kulturor ATRIUM (Arkitektura e Regjimeve Totalitare në Kujtesën Urbane të Europës) bazohet në një trashëgimi të përbashkët urbane dhe arkitektonike në Evropë, e cila mund të quhet "disonante" ose "e pakëndshme". Regjimet totalitare dhe autokratike, të cilat karakterizuan pjesën më të madhe të Europës gjatë dekadave qendrore të shekullit 20, patën një ndikim të madh në peizazhin urban dhe rural. Ndërsa Europa demokratike, dalë nga Lufta e Dytë Botërore dhe rënia e murit të Berlinit, bazohet fort në kundërshtimin e regjimeve totalitare dhe autokratike, trashëgimia e tyre e ndërtuar mbetet në rrugët e qyteteve tona.

Shtegu Kulturor ATRIUM bashkon përvoja të ndryshme europiane për të zbuluar elemente të përbashkëta historikë. Konteksti historik ndryshon nga Italia Fashiste (1920-1930) në shoqëritë komuniste të Evropës Lindore (1950-1980).