NOTE! This site uses cookies and similar technologies.

If you not change browser settings, you agree to it.

I understand

Qasje shumëplanëshe

Brenda një Dimensioni europian, ATRIUM zbaton një qasje shumëplanëshe, duke lejuar interpretime të ndryshme dhe plotësuese të trashëgimisë së tij disonante. Shtegu kulturor ATRIUM dëshiron të ofrojë një mënyrë për qytetarët evropianë për të eksploruar aspekte të caktuara të historisë së tyre të shekullit të 20-të dhe për të parë ngjarjet traumatike përmes prizmit të peizazheve urbane në qytete të ndryshme. Në të njëjtën kohë, shtegu synon të promovojë vlerësimin e arkitekturës dhe trashëgimisë së ndërtuar të regjimeve totalitare, autokratike dhe jo-demokratike. Më në fund, ri-interpretimi i kësaj trashëgimie të vështirë përmes praktikave bashkëkohore të artit plotëson vështrimin shumëplanësh të kësaj trashëgimie.